Lidhje

Irak: tentativë për vrasjen e Ministrit të Naftës


Një shpërthim pranë një vargu makinash ku udhëtonte ministri irakian i naftës, shkaktoi vrasjen e të paktën dy ndihmësave të tij dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Zyrtarët irakianë thanë se Ibrahim Bahr al-Uloum shpëtoi pa u dëmtuar nga shpërthimi i cili ndodhi në një zonë në veri të Bagdatit ndërsa ai po shkonte në qytetin naftësjellës të Beij-it.

Ndërkohë, zyrtarët e ushtrisë amerikane mohuan se Al-Kaida në Irak ka gisht në rrëmbimin e dy marinsave në Irakun perendimor, ku trupat amerikane janë në ditën e tretë të një ofensive kundër kryengritësve.

Në një mesazh elektronik të botuar dje nga persona që pretendojnë të jenë rrëmbyesit thuhet se marinsat do të vriten në se gratë suni të burgosura, që mbahen nga Shtetet e Bashkuara dhe Iraku nuk lirohen brenda 24 orësh. Zyrtarët amerikanë thanë se të paktën 20 kryengritës janë vrarë gjatë operacionit të fundit.

XS
SM
MD
LG