Lidhje

Fillon muaji i Ramazanit për besimtarët myslimanë


Myslimanët në shumë vende të Lindjes së Mesme kanë filluar muajin e Ramazanit. Autoritetet fetare në Arabinë Saudite, vendlindja e fesë islame, thanë se hëna e re ishte parë ditën e hënë, duke sinjalizuar fillimin sot të muajit të shenjtë të reflektimit shpirtëror.

Ndërkaq klerikët në Oman nuk e panë hënën e re dhe thanë se do të shënojnë fillimin e Ramazanit nesër. Edhe Irani fillon nesër mbajtjen e Ramazanit. Pikërisht në këtë periudhë më shumë se 1 mijë e 400 vjet më parë myslimanët besojnë se Profetit Muhamed iu përcollën nga Zoti fjalët e Kuranit.

Gjatë Ramazanit myslimanët duhet të mos hanë dhe pinë asgjë, të mos pinë duhan dhe të mos kenë marrëdhënie seksuale nga lindja e diellit deri në perëndim. Agjërimi thyhet çdo ditë në perëndim të diellit, kur fillon iftari. Me rastin e fillimit të muajit të ramazanit në Shtetet e Bashkuara, presidenti Bush u dërgoi muslimanëve në gjithë botën një mesazh urimi.

XS
SM
MD
LG