Lidhje

OKB kritikon një rezolutë të deputetëve irakianë shiitë dhe kurdë


Kombet e Bashkuara kritikuan një rezolutë të deputetëve irakianë shiitë dhe kurdë për të ndryshuar rregullat e referendumit mbi kushtetutën që është planifikuar të zhvillohet këtë muaj.

Rregullat e reja e bëjnë më të vështirë hedhjen poshtë të dokumentit në referendum. Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara në Bagdat thanë sot se i kanë shprehur asamblesë kombëtare dhe qeverisë shqetësimin se ndryshimet e reja nuk përputhen me standardet ndërkombëtare.

Rregullat, të cilat u miratuan pa bujë të dielën, thuajse e bëjnë të sigurt miratimin e kushtetutës dhe sipas tyre, kushtetuta mund të dështojë vetëm nëse dy të tretat e votuesve të regjistruar, dhe jo e atyre aktualë, votojnë kundër kushtetutës në 18 provincat e Irakut.

ndryshimet kanë shkaktuar zemërimim mes pakicës suni në Irak, e cila ka kërcënuar se do ta bojkotojë referendumin e 15 tetorit.

Grindjet politike vijnë në një kohë që trupat amerikane dhe ato irakiane vazhdojnë një operacion në shkallë të gjerë kundër kryengritësve në dy fronte të Irakut.

XS
SM
MD
LG