Lidhje

Shkencetaret rikrijojnë virusin e gripit që shkaktoi vdekjen e 50 milionë njerëzve 


Shkencëtarët amerikanë thonë se kanë rikrijuar virusin e gripi të vitit 1918, që shkaktoi vdekjen e 50 milionë njerëzve në mbarë botën. Rikrijimi i virusit është një arritje, që do t’i mundësojë shkencëtarëve të përgatiten më mirë nga kërcënimi i epidemisë së gripit të shpendëve.

Në dy botime të përjavshme shkencore, revistën Shkenca dhe revistën Natyra, shkencëtarët thonë se si gripi i vitit 1918 edhe epidemia e tanishme e gripit të shpendëve në Azi, filluan tek zogjtë para se të infektonion njerëzit. Megjithatë ata thonë se gripi i vitit 1918 u shndërrua në një formë që përhapej me shpejtësi tek njerëzit, gjë që nuk po ndodh ende me virusin e gripit të shpendëve.

Në vitin 1997 shkencëtarët studiuan organizmin e një viktime të gripit të vitit 1918, që ruhej i ngrirë në Alaskë dhe nxorrën ADN nga virusi në mushkëri.

Pas disa vite kërkimesh me ADN-në ata thanë se kanë rikrijuar virusin për të kuptuar më mirë karakteristikat e tij vdekjeprurëse.

Zyrtarët e shëndetësisë janë të shqetësuar se gripi i shpendëve mund të përftojë ndryshime të ngjashme si ai i vitit 1918 duke krijuar një epidemi globale. Studiuesit thonë se analiza e viruseve të mëparshëm mund t’i ndihmojë ata të zhvillojnë vaksina dhe mjekime anti-virale.

XS
SM
MD
LG