Lidhje

Dy amerikanë dhe një francez, fitues të çmimit Nobel në kimi


Amerikanët Robert H. Grubbs e Richard R. Schrock dhe francezi Yves Chauvin u shpallën fituesit e këtij viti të Çmimit Nobel në kimi. Çmimi u bë i njohur sot në mëngjes në Akademinë e Shkencave të Suedisë në Stokholm.

Të tre shkencëtarët e morën këtë çmim për punën e tyre që çoi në prodhimin e ilaçeve më të mira, si dhe lëndëve plastike, që nuk paraqesin rrezik për ndotjen e mjedisit. Në vitin 1971 zoti Chauvin filloi punën në fushën e sintezave organike, e cila meret me studimin e mënyrave të ndarjes së melekulave dhe ribashkimit të tyre.

Amerikanët Schrock dhe Grubbs prodhuan më vonë katalizatorë më të efektshëm për të riprodhuar shumëzimin e molekulave. Të tre shkencëtarët do të ndajnë mes tyre shumën prej 1,3 milionë dollarësh që e shoqëron këtë çmim prestigjioz.

XS
SM
MD
LG