Lidhje

Irak: Qeveria do të marrë masa të rrepta sigurie për referendumin


Qeveria irakiane njoftoi se do të vendosë ndalimqarkullime, do të ndalojë makinat dhe do të mbyllë kufijtë e vendit në prag të referendumit kombëtar të së shtunës së ardhshme për kushtetutën e re.

Mijëra trupa irakiane dhe të koalicionit do të patrullojnë për të mbrojtur mbi 15 milionë irakianët që kanë të drejtën e votes dhe që do t’i thonë “po” ose “jo” referendumit.

Sot, Lidhja Arabe dërgoi një delegacion në Bagdat dhe kryetari i Lidhjes Amr Moussa tha se gjendja në Irak është kaq e tensionuar sa që ai është i shqetësuar se në çdo moment mund të shpërthejë lufta civile.

Ndërkohë ushtria amerikane thotë se i dha fund të enjten vonë operacionit Grushti i Hekurt. Ofensiva ishte një nga katër operacionet që kishte si qëllimin spastrimin e kryengritësve në Irakun perëndimor para votimit. Njoftohet gjithashtu se dy ushtarë amerikanë u vranë dje gjatë njërit prej operacioneve të tjera.

XS
SM
MD
LG