Lidhje

Shtetet e Bashkuara dhe Azia bashkëpunojnë kundër gripit të shpendëve


Sekretari i Departamentit amerikan të Shëndetësisë Mike Leavitt, niset sot për në Azi për një seri takimesh lidhur me gripin e shpendëve.

Ai do të takohet me zyrtarë të shëndetësisë në Tajlandë, Kamboxhia, Vjetnam dhe Laos, me të cilët do të diskutojë rreth planeve për një bashkëpunim ndërkombëtar kundër gripit të shpendëve, nëse virusi merr forma që e venë në rrezik jetën e njerëzve.

Ekspertët thonë se ekziston rreziku real që ky virus i cili përhapet nga shpendët në Azi, të kthehet në një epidemi globale, duke kërcënuar jetën e miliona njerëzve.

Ndërkohë, gazeta Nju Jork Tajms thotë se i ka rënë në dorë projekti i një plani të administratës për të përballuar një shpërthim të mundshëm të gripit të shpendëve mes njerëzve në Shtetet e Bashkuara. Në raport thuhet se vendi është mjaft i papërgatitur dhe aty përshkruhet një tabllo e tmerrshme e asaj që mund të ndodhte.

Gazeta thotë se në rastin më të keq do të gjenin vdekjen qindra mijra njerëz, do të ndodhnin trazira në qendrat e vaksinimit dhe spitalet do të mbusheshin tej kapacitetit.

Plani i administratës kërkon shtimin dhjetëfish të numrit të vaksinave të prodhuara në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG