Lidhje

Irak: Qeveria u bën thirje qytetarëve të miratojnë Kushtetutën


Qeveria irakiane po u bën thirrje votuesve ta miratojnë Kushtetutën e re të shtunën e ardhshme dhe thotë se irakianët duhet të tregohen të vendosur ndaj kryengritësve që përpiqen ta ndalojnë referendumin. Të dielën, në Bagdad, zëdhënësi i qeverisë Laith Kuba e krahasoi kryengritësit me minjtë, duke shtuar se ata përhapin sëmundjen dhe vdekjen mes njerëzve.

Po të dielën, më parë, një sulm vetvrasës me bombë në jug të Irakut jashtë një ndërtese të përdorur nga forca të armatosura shiite. Në këtë sulm mbeti të paktën një fëmijë i vrarë dhe pati disa të plagosur. Sulmi në qytetin e Basrës kishte në shenjestër forcat e armatosura të brigadës Badr të mbështetur nga Irani.

Njoftimet e lajmeve bënë të ditur se ish guvernatori i Basrës Hasan al-Rashid, një nga udhëheqësit kryesorë të këtyre forcave, shpëtoi pa pësuar gjë. Në një tjetër incident, ushtria amerikane thotë se një marins u vra mbrëmë vonë në qytetin e Ramadit, pas një shpërthimi me bombë në makinën me të cilin ai po udhëtonte.

XS
SM
MD
LG