Lidhje

Sekretarja amerikane e Shtetit fillon një turne në vendet e Azisë Qendrore


Shtetet e Bashkuara kanë marrë garanci të reja se një bazë ajrore në Kirgistan, e cila po shfrytëzohet për të mbështetur luftën në Afganistan, do të jetë e hapur për sa kohë që të jetë e nevojshme.

Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs dhe presidenti i Kirgistanit Kurmanbek Bakijev nënshkruan një deklaratë të shkurtër që përmban angazhimin për përdorimin pa afat të caktuar të bazës ajrore Manas.

Kirgistani është ndalesa e parë e zonjës Rajs në një turne, gjatë të cilit do të vizitojë edhe Afganistanin, Taxhikistanin dhe Kazakistanin. Sekretarja amerikane e shtetit mund të vizitojë edhe Pakistanin për të shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për viktimat e tërmetit.

Sekretarja Rajs filloi udhëtimin e saj duke vënë në dukje një divergjencë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Uzbekistanit, një aleat i afërt i Uashingtonit në luftën kundër terrorizmit. Në një konferencë shtypi që zhvilloi në avion gjatë udhëtimit për në Azi, zonja Rajs kritikoi mospërfilljen nga ana e Uzbekistanit të thirjeve ndërkombëtare për të hetuar shtypjen e përgjakshme të një proteste të opozitës në maj. Sekretarja Rajs tha se qeveria e Tashkentit nuk po i ndjek prirjet politike të vendeve të tjera të Azisë qendrore.// lk

XS
SM
MD
LG