Lidhje

Nikolas Bërns në Sarajevë


Nënsekretari amerikan i shtetit për çështjet politike Nikolas Burns u takua sot në Sarajevë me ndërmjetësin ndërkombëtar për Bosnje Hercegovinën Paddy Ashdown, për të rishikuar gjendjen në këtë vend.

Pas takimit me zotin Ashdown, zyrtari i lartë amerikan u takua me 3 anëtarët e presidencës kolegjiale të Bosnjes. Sarajeva është ndalesa e parë e zotit Burns në turneun e tij Ballkanik, gjatë të cilit ai do të ndalojë edhe në Prishtinë e Beograd.

Dje në Bruksel zoti Burns paralajmëroi përsëri se Shtetet e Bashkuara do të bllokojnë anëtarësimin e Kroacisë dhe Serbisë e Malit të Zi në NATO-n, nëse këto dy vende nuk i nxjerrin para drejtësisë të dyshuarit kryesorë për krime lufte. Ai përmendi konkretisht rastet e të dyshuarve Radovan Karadzic dhe Ratko Mladic të akuzar për krime lufte në Bosnje Hercegovinë. Po ashtu ai përmendi edhe rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina.

XS
SM
MD
LG