Lidhje

Haga lehtëson kushtet e mbrojtjes në liri të ish-kryeministrit Haradinaj


Gjykata ndërkombëtare e Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, vendosi sot lehtësimin e kushteve për mbrojtjen në liri të ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Bashkërenduesi i avokatëve të zotit Haradinaj, Majkëll O'Reilly, i konfirmoi Zërit të Amerikës, se gjykata ka vendosur të lejojë zotin Haradinaj, të merret me veprimtari politike publike.

Zoti O'Reilly nuk dha hollësi të tjera, që kanë të bëjnë me lejimin e lëvizjes së zotit Haradinaj përtej vijës Prishtinë-Gllogjan, fshati i tij i lindjes në Kosovën Perëndimore.

XS
SM
MD
LG