Lidhje

Gjermania ofron ndihma për romët në Mitrovicë


Gjermania ofroi 600 mijë dollarë për të ndihmuar në zhvendosjen e qindra banorëve Roma, nga një zonë e pabanueshme, e ndotur me lëndë toksike, në Mitrovicë.

Banorët u vendosën aty, të zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit në fund të viteve ’90. Sipas një zyrtari të OKB-së, kushtet sanitare dhe të jetesës në kamp, janë të papranueshme. Sipas zyrtarit banorët rorma do të dërgohen duke filluar nga 1 dhjetori në një kamp që përdorej më parë nga forcat franceze.

Në Beograd u hap sot gjyqi për krime lufte ndaj një shqiptari të Kosovës, por procedurat u shtynë menjëherë kur i pandehuri tha se gjykata nuk kishte kompetencë për të trajtuar rastin e tij. Ish anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Anton Lekaj, akuzohet për rrëmbim dhe vrasje të një grupi banorësh romë gjatë konfliktit në Kosovë.

I pandehuri u arrestua në Mal të Zi vitin e kaluar dhe ka kërkuar që t’u dorëzohet autoriteteve në Kosovë për t’u gjykuar. Seancat ndaj tij janë rasti i parë, i gjykimit në Serbi të një shqiptari të Kosovës nën akuza që lidhen me konfliktin në Kosovë. Në një zhvillim tjetër një ish anëtar i forcave famëkeqe serbe, Skorpionët, u transferua në një burg të Beogradit i ekstraduar nga Kandaja. Dejan Demirovic akuzohet për vrasjen e banorëve shqiptarë në Kosovë.

XS
SM
MD
LG