Lidhje

Gjermania me kancelaren Angela Merkel


Kancelari gjerman Gerhard Shrëder konfirmoi se nuk do të bëjë pjesë në qeverinë e ardhshme të vendit, e cila do të kryesohet nga udhëheqësja e unionit kristian demokratik, Angela Merkel.

Zoti Shrëder i bëri këto komente sot gjatë një fjalimi para anëtarëve të sindikatës së punëtorëve në qytetin e lindjes, Hanovër. Partia konservatore e zonjës Merkel mundi me një pakicë votash social demokratët e kancelarit Shrëder në zgjedhjet parlamentare të 18 shtatorit. Të dy partitë ranë dakord të hënën për të krijuar një koalicion në të cilin zonja Merkel do të marë postin e kancelarit, ndërkohë që social demokratët kontrollojnë shumicën e posteve në kabinet.

Ndërkohë këtu në Washington, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti Bush i telefonoi zonjës Merkel për ta uruar për pozitën e saj të re si kancelare. Presidenti Bush tha se do të punojë me zonjën Merkel për të krijuar një bazë të fortë në marrëdhëniet amerikano-gjermane.

XS
SM
MD
LG