Lidhje

Presidenti Putin urdhëron izolimin e qytetit Nalçik pas luftimeve


Ekstremistë islamikë kryen sulme të bashkërenduara kundër stacioneve të policisë dhe godinave qeveritare në qytetin jugor Nalchik në Rusi, duke shkaktuar luftime ne të cilat humbën jetën më shumë se 60 vete.

Presidenti rus Vladimir Putin dha urdhër për izolimin e qytetit Nalchik dhe i udhëzoi forcat e sigurimit të hapin zjarr kundër çdo kujt që u reziston atyre. Agjencitë ruse të lajmeve bëjnë të ditur se të paktën 50 persona të armatosur dhe rreth 12 banorë vendas humbën jetën gjatë luftimeve në Nalchik, kryeqendër e Republikës Kabardino-Balkaria të Rusisë.

Personat e armatosur morën disa pengje në një stacion policie, por më vonë ata u liruan. Zyrtarët thanë se forcat e sigurimit arritën të zbrapsnin një përpjekje për të marë nën kontroll aeroportin e qytetit. Separatistët çeçenë morën përgjegjësinë për sulmet me anë të një mesazhi të publikuar në internet. Republika e Kabardino-Balkarisë kufizohet me Çeçeninë, ku trupat ruse vazhdojnë prej vitesh luftimetgme forcat separatiste. // lk

XS
SM
MD
LG