Lidhje

Sadam Huseini del javën e ardhshme në gjyq


Gjykatësi i ngarkuar me gjyqin ndaj diktatorit irakian Saddam Hussein thotë se procesi do të jetë i hapur për publikun dhe mund të transmetohet në televizion.

Sadam Husseini dhe 7 pjesëtarë të regjimit të tij do të dalin në gjyq të mërkurën në Bagdad para një trupi gjykues për rolin e tyre në vrasjen e 143 shiitëve nga qyteti irakian i Duxhailit në vitin 1982.

Në se gjendet fajtor, ata mund të dënohet me vdekje. Avokati i Sadamit ka thënë se do të kërkojë menjëherë shtyrjen e gjyqit, duke argumentuar se ai nuk ka patur kohë të mjaftueshme për shqyrtimin e fakteve kundër klientit të tij. Ish-udhëheqësi i burgosur, përballet me procese të tjera gjyqësore për një numër akuzash të ndryshme, mes tyre edhe përdorimi i gazit mbytës ndaj kurdëve në vitin 1988 në qytetin e Halabjes. // lk

XS
SM
MD
LG