Lidhje

Burns: Kompromisi, mënyra më e mirë për të finalizuar statusin e Kosovës


Nënsekretari amerikan i shtetit Nicholas Burns bëri thirrje për kompromis si mënyra më e mirë për të finalizuar statusin e Kosovës.

Nënsekretari Burns i bëri këto komente në Beograd, ku u takua me kryeministrin sërb Vojisllav Koshtunica dhe me ministrin e jashtëm të Serbisë e Malit të Zi, Vuk Drashkoviç.

Bisedimet e organizuara nga Kombet e Bashkuara mbi statusin përfundimtar të Kosovës janë në plan të fillojnë këtë vit. Ministri Drashkoviç, nga ana e tij, tha se gjatë bisedimeve, zoti Burns bëri thirrje për mbrojtjen e të drejtave të pakicës sërbe të Kosovës.

Ai kërkoi gjithashtu, mes të tjerash, krijimin e një numër komunash për sërbët e Kosovës me lidhje të veçanta me Sërbinë. Lidhur me një çështje tjetër, nën-sekretari Burns tha përsëri se Shtetet e Bashkuara do të bllokojnë aspiratat e Sërbisë e Malit të Zi për marrëdhënie më të ngushta me NATO-n në qoftë se të gjithë të dyshuarit për krime lufte nuk dorëzohen në Hagë.

XS
SM
MD
LG