Lidhje

Këshilltari i Presidentit Bush merret në pyetje nga juria e madhe


Këshilltari kryesor i Presidentit Bush, Karl Rove, u mor në pyetje nga juria e madhe që po heton mbi zbulimin e identitetit të një agjenteje sekrete të CIA-s.

Zoti Rove u largua nga gjykata federale sot në Uashington pa bërë asnjë koment për gazetarët. Kjo ishte hera e katërt që ai u paraqit para jurisë në këtë proces hetimesh.

Hetuesit duan të dinë se kush e zbuloi identitetin e agjentes së CIA-s, Valerie Plame. Ajo është gruaja e ish ambasadorit Joseph Wilson, i cili e kishte akuzuar administratën e zotit Bush se i manipuloi të dhënat e zbulimit të paraluftës për Irakun.

Ambasadori Wilson tha atëhere se anëtarë të administrtës së Presidentit Bush zbuluan identitetin e gruas së tij në hakmarrje për këto kritika.

Në Shtetet e Bashkuara është krim federal që në mënyrë të ndërgjegjëshme të zbulohet identiteti i një agjenti sekret. Prokurorët i kanë thënë zotit Rove se ata nuk mund të garantojnë se ai nuk do të akuzohet lidhur me këtë incident.

Presidenti Bush e ka cilësuar zotin Rove si arkitektin e strategjisë për fitoren e tij në fushatat presidenciale të viteve 2000 dhe 2004.

Edhe shefi i personelit të nënpresidentit Dick Cheney, Lewis Libby është marrë në pyetje në këtë proces hetimesh.

XS
SM
MD
LG