Lidhje

Nesër në Uashington, marshimi i 10 milionëve


Uashingtoni po përgatitet për një miting nesër, me rastin e përvjetorit të të ashtuquajturit Marshimi i 10 Milionë Burrave. Nesër mbushen 10 vjet nga marshimi i burrave afrikano-amerikanë në kryeqytet. Organizatorët thonë se tani emri ka ndryshuar në Lëvizja e 10 Milionëve, për të përfshirë në të edhe gra afrikano-amerikane.

Duke folur në një konferencë shtypi në Uashingtoni, udhëheqësi i Kombit të Islamit, Louis Farakhan shprehu shpresë se mitingu i nesërm do të ndihmojë pakicat të forcohen që të ndihmojnë vetveten, para se të varin shpresat tek ndihmat qeveritare.

Zoti Farakhan, ngjalli polemika muajin e kaluar kur tha se digat që mbronin qytetin e Nju Orlinsit, u hapën qëllimisht, si pjesë e një komploti të qeverisë ër të shkatërruar lagjet zezake të këtij qyteti. Nuk ka ëatur të dhëan që të tregojnë për dëmtim të qëllimshëm të digave.

Stuhia e fuqishme ndikoi mbi një numër të madh të varfërish dhe pritet të jetë në qendër të veprimtarive që do të zhvillohen nesër.

XS
SM
MD
LG