Lidhje

Iraku në prag të referendumit për kushtetutën


Iraku përgatitet për referendumin historik mbi projekt-kushtetutën, që mbahet nesër, ndërsa autoritetet vendosën masa të rrepta sigurie për të ndalur kryengritësit që kërkojnë dështimin e votimit.

Qeveria njoftoi dje një seri masash para votimit. Midis tyre janë katër ditë festë kombëtare deri të djelën, ndalimi i civilëve për të mbajtur armë dhe ndalimi i thuajse të gjitha qarkullimeve me makinë. Qeveria mbylli sot gjithashtu kufijtë dhe aeroportin ndërkombëtar në Bagdat dhe vendosi ndalim-qarkullimi.

Forcat e koalicionit ndërkohë vendosën postblloqe dhe barikada në afërsi të qendrave të votimit në mbarë vendin. Rreth 15 milion e 500 mijë irakianë kanë të drejtë vote, përfshi disa të ndaluar që filluan të votojnë që dje. Zyrtarët irakianë miratuan ndryshime të minutës së fundit në projekt-kushtetutë këtë javë në përpjekje për të fituar mbështetje e arabëve suni, të cilët e kundërshtojnë atë. Por shumë grupe suni thanë se përsëri do të votojnë kundër referendumit mbi projekt-kushtetutën.

XS
SM
MD
LG