Lidhje

Forcat ruse të sigurimit lirojnë të gjitha pengjet në Nalçik


Forcat ruse të sigurimit thanë se kanë liruar të gjitha pengjet e mbajtura nga ekstremistët që ndërmorrën një sulm madhor në qytetin Nalçik dje në Rusinë jugore.

Gennady Gubin, kryeministër i republikës Kabardino-Balkaria citohet nga agjencia e lajmeve Interfaks të ketë thënë se e gjithë rezistenca e kryengritësve u thye dhe se forcat e sigurimit po kërkojnë për ndonjë ekstremist, që mund të jetë ende i fshehur. Më parë forcat e sigurimit sulmuan një stacion policie ku ektremistët po mbanin pengje gjatë natës duke vrarë tetë nga rrëmbyesit.

Separatistët çeçenë morën përgjegjësinë për sulmet e djeshme në stacionet e policisë dhe ndërtesat qeveritare që çuan në përleshje midis forcave të sigurimit dhe ekstremistëve. Të paktën 108 vetë humbën jetën, mes tyre 72 ektremistë, 24 forca të sigurimit dhe 12 civilë. Kabardino-Balkaria ndan kufirin me Çeçeninë. Trupat ruse janë përleshur me separatistët çeçenë për gati 10 vjet.

XS
SM
MD
LG