Lidhje

Shqipëria: Qeveria parashikon zbutje të dy taksave për biznesin


Në Shqipëri ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi sot se për vitin 2006 qeveria ka parashikuar të ketë zbutje të dy taksave për biznesin. Tatimi mbi fitimin do të ulet në 20 përqind nga 23 që është aktualisht e po ashtu do të pësojë zbutje dhe kontributi për sigurimet shoqërore, që sipas ministrit Bode do të krijojë kushte për rritje të punësimit.

Ndërkohë për vitin e ardhshëm nuk është parashikuar asnjë ndryshim për Tatimin mbi Vlerën e shtuar, gjë e cila është në kërkesat e biznesit

vendas, por dhe një premtim i programit katërvjeçar të qeverisë.

Por sipas ministrit të Financave problemi më i madh në Shqipëri ka të bëjë me me mungesën e konkurrencës në treg, lojën e pandershme të shkatuar nga influencat politike në treg dhe hapësirat që nxsin korrupsionin dhe përdormin abuziv të të drejtave të administratës publike vecanërisht asaj tatimore dhe doganore.

Ministri i Financave i bëri këto komente një ditë pas miratimit nga ana e parlamentit të përgjysmimit të taksave për biznesin e vogël. Për herë të parë një vendim financiar u mor me një konsensus të gjerë, pasi shumica pranoi disa nga propozimet e socialistëve në opozitë.

XS
SM
MD
LG