Lidhje

Irak: Rrugët relativisht të qeta në prag të referendumit për kushtetutën


Rrugët në kryeqytetin e Irakut janë relativisht të qeta sot, ndërsa autoritetet vendosën masa të rrepta sigurie në prag të referendumit për kushtetutën.

Në lutjet e sotme klerikët diskutuan kushtetutën dhe disa prej tyre u thanë besimtarëve të votojnë për miratimin e saj, ndërsa të tjerë u bënë thirrje atyre ta hedhin poshtë atë.

Një zëdhënës ushtarak amerikan tha se numri i sulmeve të kryengritësve para referendumit ka rënë krahasuar me periudhën para zgjedhjeve parlamentare të janarit, por shtoi se forcat irakiane dhe ato të koalicionit janë në gatishmëri.

Pati disa incidente sporadike dhune nga të cilat u vranë katër policë dhe u plagosën disa irakianë në Bakuba, Kirkuk dhe Bagdat. Kryengritësit sulmuan me bomba gjithashtu selinë e partisë më të madhe politike të arabëve suni dhe i vunë zjarrin një ndërtese tjetër të saj në afërsi të qytetit, me sa duket në përgjigje të vendimit të Partisë Islamike të Irakut për të mbështetur kushtetutën.

XS
SM
MD
LG