Lidhje

Rasti i virusit të shpendëve në Rumani shton frikën e Evropës


Zyrtarët e Bashkimit Evropian thonë se tipi H5N1 i virusit të shpendëve i konfirmuar sot në Rumani është i njëjti variant i rrezikshëm si ato të gjetur më parë në Turqi dhe në Azi.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Shëndetësinë, Markos Kyprianu i bëri këto komente pak orë pasi një laborator në Britani konfirmoi se zogjtë e ngordhur të gjetur në Deltën e Danubit në Rumani ishin viktima të tipit H5N1 të virusit të shpendëve.

Ndërkohë, zyrtarët amerikanë të shëndetësisë vazhdojnë vizitën e tyre në vendet e Azisë Juglindore të prekur më shumë nga virusi i shpendëve.

Pas vizitës në një treg të Vietnamit, sekretari amerikan i shëndetësisë, Mike Leavit tha se do të jetë e vështirë të ndryshohen praktikat e tanishme të bashkëveprimit midis shpendëve dhe njerëzve që janë një pjesë e rendësishme e kulturës së këtij rajoni.

Lloji H5N1 është i njëjti virus që shkaktoi vdekjen e më shumë se 60 vetëve në Azi në vitin 2003. Virusi është zbuluar edhe në Rusi, Kazakistan dhe Turqi. Raste të paidentifikuara të virusit të shpendëve janë gjetur gjithashtu në Bullgari.

XS
SM
MD
LG