Lidhje

Takim Rajs - Bler: Diskutohet programi bërthamor i Iranit


Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, ndodhet në Britani, ku diskutoi me Kryeministrin Toni Bler mbi përpjekjet për ta bindur Iranin të heqë dorë nga programi bërthamor. Me vizitën në Britani, sekretarja Rice i jep fund turneut një javor në Azinë Qendrore dhe Evropë.

Gjatë turneut, Sekretarja Rajs vizitoi Rusinë, ku nuk arriti t’i bindë udhëheqësit rusë që të mbështesin përpjekjet për t’ia referuar Iranin Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për mundësinë e vendosjes së sanksioneve, nëse Teherani nuk e ndërpret veprimtarinë bërthamore dhe vazhdon të kundërshtojë zhvillimin e negociatave mbi programin e tij bërthamor.

Irani thotë se do të kthehet në tryezën e bisedimeve me evropianët, por nuk do ta ndalë aktivitetin për prodhimimin e lëndëve djegëse bërthamore në uzinën Isfahan. Shtetet e Bashkuara thone se Irani përpiqt fshehurazi të prodhojë armë bërthamore, por Teherani e mohon këtë, duke thënë se programi i tij bërthmor, synon prodhimin e enegjisë elektrike.

XS
SM
MD
LG