Lidhje

Asnjë vend nuk është i përgatitur të përballojë gripin e shpendëve


Sekretari amerikan i shëndetsisë dhe shërbimeve humane, Maik Levit tha se asnjë vend nuk është i përgatitur të përballojë epideminë e gripit të shpendëve. Këto komente zoti Levit i bëri sot në Xhakartë pasi u takua me presidentin e Indonezisë, ministrin e shëndetsisë dhe me zyrtarë të tjerë.

Ndërkohë, zyrtarët e Bashkimit Evropianë që ndodhen në Turqi për të parë gjendjen pas zbulimit të virusit të gripit të shpendëve, thonë se nuk ka shenja të një kërcënimi serioz për njerëzit.

Deri tani nga gripi i shpendëve në Turqi kanë ngordhur 1 mijë e 800 gjela deti, por zyrtarët thonë se periudha e inkubacionit ka kaluar dhe problemi tani është kryesisht për veterinerët. Gripi i shpendëve është përhapur edhe në Rumani dhe të dyja vendet kanë asgjesuar mijëra shpendë në përpjekje për të frenuar përhapjen e infeksionit. Në Gjermani, shteti i Bavarisë, ndaloi panairet e shpezëve si një masë parandaluese. Britania po dërgon këtë javë ekspertë në Kinë, Hong Kong dhe Vietnam për të hetuar rreth përhapjes së virusit dhe rreth masave për zhdukjen e tij.

Në dhjetor, në Londër do të organizohet një konferencë ndërkombëtare për gripin e shpendëve. Deri tani nga virusi kanë gjetur vdekjen 60 persona në Azi, kryesisht fermerë.

XS
SM
MD
LG