Lidhje

SHBA i bën thirje Pekinit të vazhdojë reformat monetare


Zyrtarë të lartë amerikanë po i bëjnë thirrje Kinës të hapë tregun dhe të zgjerojë reformat monetare. Sekretari amerikan i Thesarit John Snow tha sot në një konferencë shtypi në Pekin se ka besim që Kina po punon për t’i bërë më elastike politikat e saj ekonomike. Por ai shtoi se Kongresi amerikan kërkon marrjen e masave për ri-vlerësimin e monedhës kineze nëse Kina synon të shmangë sanksionet tregtare.

Kritikët thonë se Pekini manipulon monedhën e vendit për të rritur eksportet kineze. Sekretari Snow dhe kryetari i Bankës Qendrore Amerikane, Allen Greenspan kryesuan delegacionin amerikan në bisedimet e përvitshme ekonomike në Pekin. Zyrtarët amerikanë u përqëndruan në hapjen e ekonomisë kineze për investime të huaja dhe pakësimin e suficitit tregtar të Kinës me Shtetet e Bashkuara. Pala kineze në bisedime ende nuk ka bërë komente.

XS
SM
MD
LG