Lidhje

Sekretarja amerikane e Shtetit i jep fund turneut diplomatik


Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs i dha fund një turneu diplomatik që u përqëndrua në programin bërthamor të Iranit, në prag të takimeve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Zonja Rajs zhvilloi bisedime me udhëheqës në Azinë Qendrore, Francë, Rusi dhe Britani lidhur me mënyrat për të rikthyer Iranin në tryezën e bisedimeve. Uashingtoni kërkon t’ia paraqesë çështjen e Iranit Këshillit të Sigurimit për sanksione të mundshme nëse Teherani vazhdon të mos bashkëpunojë me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Zyrtarët rusë e kundërshtojnë një alternativë të tillë, dhe i theksuan Sekretares Rajs se çështja duhet zgjidhur nga Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike. Zonja Rajs tha dje se po arrihet përparim lidhur me çështjen e Iranit, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë të bashkuar. Po dje,

Teherani këmbënguli se është i gatshëm të kthehet në bisedime me negociatorët evropianë, por nuk do të pranojë kërkesat evropiane që të ndalë së pari përpunimin e lëndës djegëse bërthamore.

Irani i ka hedhur poshtë akuzat amerikane dhe evropiane se vazhdon në fshehtësi përpjekjet për të prodhuar armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG