Lidhje

Irak: Zyrtarët e zgjedhjeve theksojnë se kontrolli i votave nuk nënkupton manipulim


Zyrtarët e zgjedhjeve të Irakut thanë se fakti që kontrollohet rezultati i referendumit të së shtunës për kushtetutën, nuk do të thotë se ka pasur parregullsi në votim. Zyrtarët e zgjedhjeve thanë sot se është shumë herët të përcaktohet nëse numri i pazakontë i votave “pro”, që e kalojnë 90 për qindshin është shenjë e manipulimit të votave në rreth 12 provinca ku mbizotërojnë shiitët dhe kurdët. Ato zona ishin parashikuar ta mbështesnin kushtetutën.

Votat nga provincat me popullsi të përzier sunish, shiitësh dhe kurdësh mund të jenë ato që do të përcaktojnë rezultatin e referendumit nga i cili mund të kuptohet nëse kishte probleme me votimet. Të paktën një nga provincë ku mbizotërojnë sunitë, duket se ka votuar kundër kushtetutës.

Nëse të paktën tre provinca kanë votuar kundër dokumentit, projekt-kushtetuta rrëzohet. Disa udhëheqës suni kanë ngritur akuza për manipulime në votim. Në disa pamje televizive nga qendrat e votimit, disa irakianë shfaqeshin duke mbushur më shumë se një fletë votimi.

XS
SM
MD
LG