Lidhje

Sekretarja Rajs sot dëshmon në Kongres për Irakun


Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rice, do të flasë sot para një komisioni të Kongresit lidhur me gjendjen në Irak.

Zonja Rice dëshmon sot në Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë vetëm disa ditë pasi irakianët votuan për referendumin mbi Projektkushtetutën e vendit. Ligjvënësit amerikanë pritet t’i drejtojnë pyetje të vështira Sekretares së Shtetit lidhur me trajtimin e gjendjes në Irak nga ana e adminsitratës, si dhe mbi stërvitjen e forcave irakiane të sigurisë, për ta përballuar kryengritjen.

Disa ligjvënës amerikanë po i bëjnë përherë e më tepër thirrje administratës së presidentit Bush, që të caktojë një afat kohor për tërheqjen e forcave amerikane nga Iraku, por kjo e fundit nuk ka pranuar të caktojë një afat tërheqjeje. Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë zhvilloi disa seanca në muajin korrik, për gjetjen e mënyrave për përmirësimin e politikës amerikane në Irak.// lk

XS
SM
MD
LG