Lidhje

Rajs: Admistrata amerikane ka një plan për fitore në Irak


Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rice, i siguroi ligjvënësit se administrata e Presidentit Bush ka një plan për të arritur fitore në Irak. Zonja Rice tha se Shtetet e Bashkuara, duke punuar me qeverinë irakiane, synojnë të mposhtin kryengritësit, ta bëjnë të gjithë Irakun të sigurt dhe të ndërtojnë institucione të qendrueshme kombëtare.

Zonja Rice dëshmon para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë vetëm disa ditë pas referendumit që u zhvillua në Irak për kushtetutën e re. Senatorët po i bëjnë zonjës Rajs pyetje të vështira lidhur me politikën e administratës ndaj Irakut si dhe me stërvitjen e forcave irakiane të sigurimit, që ato të përballojnë vetë kryengritësit.

Nga disa anëtarë të Kongresit ka patur thirrje në rritje që administrata të përcaktojë një kalendar për tërheqjen e trupave nga Iraku. Administrata nuk ka pranuar të vendosë afate të tillë.

XS
SM
MD
LG