Lidhje

Gripi i shpendëve shtyn BE-në të ndalojë tregetinë e pulave nga Rusia                     


Bashkimi Evropian zgjati afatin e një vendimi për të ndaluar futjen e shpendëve nga Rusia, pasi veterinerët konfirmuan në jug të Moskës praninë e një varianti të gripit të shpendëve që mund të jetë vdekjeprurës.

Kjo masë u mor gjatë një takimi të ministrave të shëndetësisë pranë Londrës, të cilët ishin mbledhur për të diskutuar mbi epideminë e gripit të shpendëve në Rusi dhe Azi.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian thanë gjithashtu se analizat paraprake që iu bënë pulave nga një ishull i vogël grek në detin Egje, rezultuan negative.

Zyrtarët rusë të shëndetësisë asgjësuan një numër pulash në Yandovka, në jug të Moskës, një ditë pasi veterinerët konfirmuan praninë e variantit të rrezikshëm të virusit H5N1 në këtë fshat.

Zyrtarët e shëndetësisë i druhen një epidemie të mundshme botërore nëse virusi shndërrohet në një formë që përhapet lehtësisht tek njerëzit. Kjo sëmundje ka shkaktuar vdekjen e rreth 60 personave në Azi që nga viti 2003.

Ndërkohë, Tailanda njoftoi për vdekjen e një burri 48 vjeçar nga kjo sëmundje./al

XS
SM
MD
LG