Lidhje

Presidenti Bush takohet me udhëheqësin palestinez Abas


Presidenti Bush u bëri thirrje udhëheqësve izraelitë dhe palestinezë të ndërmarrin hapa që do të lejonin përparimin e procesit të paqes në Lindjen e Mesme.Duke folur me gazetarët pas takimit me udhëheqësin palestinez Mahmud Abbas në Shtëpinë e Bardhë, Zoti Bush tha se Izraeli duhet të heqë postblloqet e paautorizuara dhe të ndalë zgjerimin e vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor. Ai tha se ka rëndësi që palët të bëjnë përparim në hapjen e pikëkalimeve për në Rripin e Gazës nga të cilat forcat izraelite u tërhoqën muajin e kaluar. Presidenti Bush tha gjithashtu se autoriteti palestinez është e nevojshme të fitojë besimin e popullit të vet dhe të fqinjëve duke refuzuar terrorizmin dhe parandaluar sulmet. Të dy udhëheqësit përshëndetën zgjedhjet e ardhëshme parlamentare palestineze si një hap përpara për demokracinë. Zoti Abbas tha se palestinezët janë të angazhuar për të arritur një marrëveshje me Izraelin por shtoi se ka ardhur koha të ecet me shpejtësi drejt bisedimeve rreth statusit të përhershëm. Ky është takimi i parë midis Presidentit Bush dhe zotit Abbas që nga tërheqja izraelite nga Rripi i Gazës muajin e kaluar që i dha fund pushtimit 38-vjeçar./al

XS
SM
MD
LG