Lidhje

PNUD në mbështetje të projekteve në Shqipëri


Ndihmës - administratori i PNUD-it dhe drejtori i Zyrës Rajonale për Europën, Kalman Mishei, i tha Zerin e Amerikes se Programi i OKB-se për Zhvillim do ta mbështesë Shqipërinë në realizimin e katër projekteve të tjera madhore.

Ndihmat kanë të bëjnë me regjistrimin e ekonomisë informale, vendosjen e internetit në shkolla, njohjen ndërkombëtare të turizmit shqiptar dhe kthimin në atdhe të dijetarëve të fushave të ndryshme.

Zoti Mishei thotë se imazhi ndërkombëtar i Shqipërisë është në rritje dhe se qeveria ka përcaktuar një program pë trajtimin e problemeve më të rendësishme të vendit./al

XS
SM
MD
LG