Lidhje

Irak: Gjendet i vdekur një nga avokatët mbrojtës në gjyqin ndaj Saddam Husseinit


Qeveria irakiane dënoi vrasjen e një prej avokatëve mbrojtës në gjyqin ndaj udhëheqësit të përmbysur Saddam Hussein.

Zyrtarë qeveritarë reaguan ndaj vrasjes së Saadoun al-Janabit, i cili u gjet i vdekur, një ditë pasi u rrëmbye.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Amr Musa u takua sot me udhëheqës fetarë arabë suni në Bagdad, vizita e tij e parë në Irak që prej ndërhyrjes ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara para 2 vjetësh. Zoti Musa tha se dëshëron të nxisë një dialog mbi ripajtimin kombëtar në Irak.

Disa udhëheqës arabë suni thanë se çdo lloj bisedimesh varen nga disa kushte, mes tyre një afat për tërheqjen e trupave të koalicionit nga Iraku.

Gjithashtu po sot, sipas agjencive të lajmeve, zyrtarët e zgjedhjeve thanë se presin që brënda një ose dy ditësh të njoftojnë rezultatin e referendumit të së shtunës së kaluar për kushtetutën.

XS
SM
MD
LG