Lidhje

Hungaria thotë se ka prodhuar një vaksinë për gripin e shpendëve të efektshme tek njerëzit


Ministri hungarez i shëndetësisë Jeno Racz tha se provat me vaksinen e gripit të shpendëve të prodhuar nga vendi i tij tregojnë se vaksina është 100 përqind e efektshme tek njerëzit.

Shtypi hungarez thotë se 8 vende kanë shprehur interes për vaksinën. Edhe vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara po punojnë për një vaksinë kundër gripit të shpendëve.

Ndërkohë zyrtarët tailandezë të shëndetësisë thonë se djali shtatë vjeçar, i një burri që vdiq kohët e fundit nga gripi i shpendëve, po përmirësohet dhe ai pritet që ta marrë veten plotësisht. Ende nuk dihet në se ai e mori virusin nga i jati, apo nga kontakti me shpendët. Në Hong Kong, autoritetet thanë se do të mbyllin kufirin me Kinën, nëse virusi i gripit të shpendëve shndërrohet në një formë që transmetohet mes njerëzve.

Virusi u gjet këtë javë në shpendë të rajonit të Mongolisë së Brendshme. Gripi i shpendëve ka shkaktuar vdekjen e mbi 60 personave në Azi që nga viti 2003.

Firma farmaceutike zvicerane Roche, njoftoi se ra dakort të negociojë me 4 firma të tjera për t’i lejuar ato të prodhojnë variante të ilaçit Tamiflu, që përdoret për trajtimin e gripit të shpendëve tek njerëzit.

Marrëveshjen e bënë të ditur dy senatoirë amerikanë pas takimit me drejtues të firmës zvicerane. Firma Roche mban patentën eskluzive të ilaçit Tamiflu, që po blehet nga qeveri të ndryshme në mbarë botën.

XS
SM
MD
LG