Lidhje

Sukses më i fundit në luftën kundër kancerit të gjirit


Ilaçi quhet Herceptin. Dhe ka filluar të përdoret për të kuruar fazat e avancuara të kancerit. Në studimet e pasqyruara në numrin e fundit të revistës së mjekësisë së New Englandit, për gratë që vuajnë nga formë e hershme, agresive e kancerit të gjirit, të cilëve iu dha Herceptin njëkohësisht me kemioterapinë, përqindja e rikthimit të kancerit ra me 50 për qind. Doktorët po i cilësojnë rezultatet të jashtëzakonshme.

Kjo kurë e re është arritja më entuziazmuese që prej më shumë se një dekade, sipas mjekes Susan Troyanit në Spitalin Beth Israel Deaconess në Boston.

“Të gjithë mbetëm të befasuar nga rezultatet. Ne e parashikonim që të kishte efekte pozitive shtesë, duke e bashkuar këtë kurë me kimioterapinë, por nuk prisnim një efekt kaq të madh”.

Mjekja Edith Perez e klinikës Mayo, është bashkëautore e artikullit në Revistën Mjekësore të New Englandit. Ajo thotë se Herceptina godet vetëm qelizat e sëmura të një formë veçanërisht vdekjeprurëse të kancerit të gjirit.

“Herceptina godet vetëm qelizat kanceroze ndaj të cilave duhet të veprojë dhe ne prej vitesh kemi pritur një gjë të tillë”.

Herceptima, që shihet këtu me ngjyrë të verdhë, kapet pas një proteine të rëndësishme në tumoret agresive, duke bllokuar shumëziin e qelizave dhe duke shkaktuar vdekjen e tyre me shpejtësi.

Për 25 milionë gratë që diagnostikohen me këtë lloj kanceri çdo vit në gjithë botën, ky është një lajm i tepër pozitiv. Kristie Naimes u diagnostikua para dy vjetësh me një formë agresive të kancerit të gjirit.

“Më kishin dhënë shumë pak shpresë, më pak se 30 për qind shans për të jetuar edhe pesë vjet të tjera. Nuk do të kisha mundësinë të shihja rritjen e vajzës sime. Më thanë se shansi im i vetëm për të mbijetuar ishte Herceptina”.

Studiuesit thonë se një analizë laboratorike mund të identifikojë se cilët pacientë mund të reagojnë pozitivisht ndaj Herceptinës. Një përqindje e vogël grash në këtë studim patën një dobësim të muskulit të zemrës. Por doktorët thonë se efektet pozitive të Herceptinës, janë shumë më të rëndësishme se rreziqet.

XS
SM
MD
LG