Lidhje

Bashkimi Evropian bie dakord të hapë bisedimet për marrëveshjen e  bashkëpunimit me Bosnje-Hercegovinën


Komisioni Evropian ka rënë dakord të fillojë bisedimet për një marrëveshje bashkëpunimi me Bosnje-Hercegovinën që mund të çojë në anëtarësimin e këtij vendi ballkanik në Bashkimin Evropian.

I dërguari i lartë ndërkombëtar për Bosnjen Paddy Ashdown, e përshëndeti vendimin duke thënë se kjo mund të shënojë fillimin e fundit të misionit të tij atje.

Megjithatë Komisioni Evropian tha sot se Bosnja duhet të reformojë policinë e saj të ndarë në baza etnike dhe të bëjë ndryshime strukturale, në mënyrë që diskutimet të jenë të suksesshme.

Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian nuk dhanë ndonjë afat për bisedimet por lanë të kuptohet se ndoshta fillojnë nga fundi i vitit. Vendimi i Komisionit Evropian, duhet të miratohet nga vendet anëtare të organizatës.

XS
SM
MD
LG