Lidhje

Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s takohen për të diskutuar mbi politikat mbrojtëse të Ukrainës


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld ndodhet në Lituani për një takim dy ditor të NATO-s.

Gjatë takimit të Vilniusit, Ministrat e Mbrojtjes të Natos do të diskutojnë për politikat mbrojtëse të Ukrainës.

Takimi pason vizitën javën e kaluar në Ukrainë të Sekretarit të Përgjithshëm të Natos, Jaap de Hoop Scheffer. Ai u tha zyrtarëve në Kiev se dera e Natos do të mbetet e hapur për Ukrainën, në se kjo ish republikë sovjetike, kryen reforma të thella demokratike.

Presidenti i Ukrainës Viktor Jushçenko ka thënë se anëtarësimi në Nato dhe në Bashkimin Evropian, do të jenë synimet kryesore të vendit të tij.

Disa analistë parashikojnë që Ukraina mund të anëtarësohet në aleancë që në vitin 2008.

Zoti Rumsfeld mbërriti dje në Lituani, pas një turneu në Azi me ndalesa në Kinë, Kore e Jugut dhe Mongoli.

XS
SM
MD
LG