Lidhje

SHBA: Një senator thotë se kandidatja për Gjykatën e Lartë nuk i ka votat e mjaftueshme për t’u konfirmuar


Një anëtar i pakicës demokrate në komisionin juridik të Senatit tha se kandidatja e Presidentit Bush për Gjykatën e Lartë, Harriet Miers, nuk i ka votat e mjaftueshme për të siguruar miratimin.

Gjatë një interviste për rrjetin televiziv NBC, Senatori Charles Schumer tha se, në se kandidatura e saj hidhej sot në votë, zonja Miers nuk do të siguronte shumicën e votave as në komision dhe as në Senat.

Senatori Schumer, demokrat dhe Senatori George Allen, republikan, thanë se senatorët e tjerë ende kanë paqartësi rreth kualifikimit të zonjës Miers për postin e emëruar dhe për filozofinë e saj juridike.

Të enjten, drejtuesit e Komisionit Juridik të Senatit thanë se zonja Miers kishte dhënë përgjigje të paplota në një pyetësor rreth karrierës së saj ligjore dhe punës në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Bush nuk ka lenë të kuptohet se do ta tërheqë kandidaturën e saj, megjithë mungesën e mbështetjes mes republikanëve. Seancat e konfirmimit për zonjën Miers fillojnë më 7 nëntor.

XS
SM
MD
LG