Lidhje

Uragani Vilma godet Floridën


Uragani Vilma, me erëra me shpejtësi të madhe dhe me shira të rrëmbyeshëm, njëri prej më të fuqishmëve në stinën e uraganëve që ndodhin në Oqeanin Atlantik, është zhvendosur tani në bregun lindor të Floridës.

Stuhitë e fuqishme përfshinë pjesën më të madhe të gadishullit të Floridës, duke shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha dhe duke i lënë miliona banorë pa energji elektrike. Përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit janë përqëndruar tani në ishullin Marco dhe në qytetin Everglades.

Kur goditi tokën, pranë qytetit Nejpëlls, në brigjet jugore të Floridës, Vilma ishte një stuhi e kategorisë së tretë, por tani fuqia e stuhisë është ulur, në kategorinë e 2-të.

Autoritetet po i këshillojnë banorët e zonave nga po kalon uragani të mos dalin jashtë. Një banor i qytetit Koral Springs të Floridës u vra pasi u godit nga një pemë që rrëzohej.

Stina e këtij viti e uraganëve ishte më e rënda që nga koha kur ka filluar regjistrimi i motit, 150 vjet më parë, me formimin ditën e shtunë të ciklonit tropikal të 22-të, të quajtur Alfa. Tre nga stuhitë e këtij viti, Katrina, Rita dhe Vilma, janë ndër uraganët më të fuqishëm të regjistruar. Metereollogët parashikojnë që Vilma të bashkohet me Stuhinë tropikale Alfa kur të zhvendoset në pjesën veriperëndimore të Oqeanit Atlantik.

XS
SM
MD
LG