Lidhje

Takim ndërkombëtar për gripin e shpendëve


Zyrtarët botërorë të shëndetësisë takohen sot në Kanada për bisedime që synojnë të parandalojnë përhapjen e gripit të shpendëve.

Në takimin dy-ditor që mbahet në Otava, marrin pjesë ministrat e shëndetësisë dhe zyrtarë të lartë nga 29 vende të botës, që pritet të diskutojnë për koordinimin e masave ndaj virusit, mes tyre edhe një propozim të vendeve më të pasura për të siguruar vaksinat dhe ndihmë teknike ndaj vendeve të varfëra.

Tipi H5N1 i gripit të shpendëve ka shkaktuar vdekjen e më tepër se 60 njerëzve nga vendet aziatike që nga viti 2003.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se Evropa ka shansin t’i shfrytëzojë mësimet e nxjerra nga Azia në luftën kundër virusit, por zyrtarët i paralajmëruan gjithashtu vendet e ndryshme të mos tregojnë vetëkënaqësi.

Veç Azisë Juglindore, shpendë të infektuar me tipin H5N1 të virusit janë gjetur në Rusi, në Turqi dhe Rumani, ndërkohë që në Kroaci nuk ka dalë ende rezultati i analizave laboratorike.

Bashkimi Evropian sot bëri të njohur se do të propozojë ndalimin e përkohshëm të importimit të shpendëve të gjalla.

XS
SM
MD
LG