Lidhje

Irak: 17 të vrarë nga shpërthimi i tre makinave bombë


Zyrtarët irakianë thonë se 17 persona u vranë kur tre makina-bombë shpërthyen pranë hoteleve të Bagdadit ku qëndrojnë gazetarët e huaj.

Ata thonë se disa njerëz të tjerë janë plagosur në shpërthimet që ndodhën pranë hoteleve Palestine dhe Sheraton. Shpërthimi ishte më masivi që është regjistruar ndonjëherë me kamera nga reporterët.

Ndërkohë, komisioni i zgjedhjeve të Irakut thotë se po shqyrton votat në provincën Ninevah për të përcaktuar në se një numër i mjaftueshëm njerëzish votuan kundër projektkushtetutës për të vënë veton ndaj rezultatit.

Zyrtarët e zgjedhjeve thonë se kanë arritur në përfundimin se dy të tretat e votuesve në dy provinca me shumicë arabë suni votuan kundër në referendum. Por që projektkushtetuta të mos miratohet, një provincë e tretë duhet të votojë kundër saj.

Kushtetuta u miratua në pjesën më të madhe të provincave irakiane nga shumica dërrmuese e votuesve.

XS
SM
MD
LG