Lidhje

Buçkovski bën thirrje që bisedimet për Kosovën të jenë konstruktive


Kryeministri i Maqedonisë, Vllado Buçkovski bëri të hënën në Uashington komente për Kosovën, pas takimit me Sekretaren amerikane të shtetit Condoliza Rajs.

Ai tha se shpreson që palët në bisedime të jenë konstruktive, dhe të kërkojnë zgjidhje të pranueshme reciprokisht.

Zoti Buçkovski u bëri atyre thirrje që të respektojnë parimet bazë të parashtuara në raportin e ambasadorit Kai Eide.

Maqedonia, tha ai, është e kënaqur me raportin e zotit Eide, sepse aty përmendeshin dy parime të rëndësishme për Maqedoninë: se zgjidhja përfundimtare e statusit duhet të respektojë mosndryshimin e kufijve dhe se vija e demarkacionit e kufirit të Maqedonisë me Kosovën duhet të vendoset para se të arrihet statusi përfundimtar.//ii//

XS
SM
MD
LG