Lidhje

Irak: Miratohet Kushtetuta e re e vendit


Komisioni elektoral i Irakut njoftoi sot se irakianët e miratuan kushtetutën e re me 78 për qind të votave në referendumin e 15 tetorit. Rezultatet nga të 18 provincat tregojnë se projekt-kushtetuta është hedhur poshtë vetëm në dy provinca, kryesisht të banuara nga arabë suni, nga tre që kërkoheshin për mosmiratimin e saj. Vëzhguesit e OKB-së thanë se rezultatet janë të sakta dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Presidenti Bush i përshëndeti rezultatet duke thënë se irakianët po bëjnë përparim frymëzues drejt ndërtimit të një demokracie. Ratifikimi i Kushtetutës i hap rrugën zgjedhjeve për një qeveri të përhershme në muajin dhjetor.

Në zhvillime të tjera, nga sulmet e kryengritësve u vranë të paktën 17 vetë në Bagdad dhe në qytetin verior Sulejmania. Gjithashtu, al-Qaida në Irak përmes një deklarate të paverifikuar të publikuar në Internet mori përgjegjësinë për tre shpërthimet e së hënës pranë një hoteli në Bagdat, nga të cilat u vranë 17 vetë. Po sot, ushtria amerikane njoftoi vdekjen e dy marinsave të premten, që e çon numrin e amerikanëve të vrarë në luftime në rreth 2 mijë, që nga ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara në mars 2003.

XS
SM
MD
LG