Lidhje

12 pula kanë ngordhur në qytetin rus të Tambovit nga gripi i shpendëve


Rastet e fundit të gripit të shpendëve në Kroaci, Rumani, Turqi, kanë konfirmuar skenarin shqetësues që kishin parashikuar zyrtarët – sëmundja po përhapet nga zogjtë shtegëtarë. Me shtegëtimin e miliona zogjve nga hemisfera veriore drejt zonave më të ngrohta, shkencëtarët po përpiqen t’i presin rrugën një epidemie duke bërë analiza të vazhdueshme të zogjve shtegëtarë.

Dr. Walter Boyce, drejtor i Qendrës për Shëndetin e Kafshëve të Egra në Universitetin e Kalifornisë, thotë se shpendët shtegëtarë që shtegëtojnë mbi Oqeanin Paqësor përgjatë bregut perëndimor të Shteteve të Bashkuara në disa raste vijnë nga Siberia.

"Nuk ka diskutim që gripi i shpendëve po përhapet, thotë ai. Ne shqetësohemi se me shtegëtimin e zogjve, përhapet edhe viruset që ata mbartin. Ne synojmë të zbulojmë viruset që sjellin këto zogj dhe të japim alarmin se pritet të ketë zhvillime të caktuara."

Studiuesit mbledhin mostra fekalesh dhe marrin analiza të mostrave që marrin nga fyti i zogjve, të cilat i injektojnë më pas në vezë në zhvillim. Nëse embrioni ngordh, shkencëtarët bëjnë analiza për të zbuluar virusin shkaktar. Rezultatet e analizave i ndihmojnë shkencëtarët të prodhojnë një vaksinë për gripin e shpendëve, nëse bëhen realitet shqetësimet e tyre që një variant i këtij virusi të fillojë të transmetohet nga njerëzit.

Në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Roçesterit në Nju Jork, po bëhen analizat me një vaksinë eksperimentale. Dr. John Treanor shpjegon.

"Njerëzit nuk janë ekspozuar ndonjëherë ndaj këtij gripi, prandaj duhet që të fuqizohet sistemi i imunitetit në mënyrë që të rezistojë. Kemi vërejtur përgjigjen e antitripave, pra të proteinave që prodhohen në gjak dhe që luftojnë sëmundjen, sapo njerëzit vaksinohen. Nga kjo mendojmë se njerëzit mund të mbrohen nga gripi i shpendëve."

Rezultatet përfundimtare të provave klinike të vaksinës do të merren në nëntor. Që pas shfaqjes së vurisut në Korenë e Jugut në vitin 2003, gripi i shpendëve ka shkaktuar vdekjen e mbi 60 personave në vende aziatike, kryesisht nga kontakti me shpendë.

Michael DiGirolamo është drejtor i operacioneve në aeroportin ndërkombëtar të Los Anxhelosit, porta kryesore e pasagjerëve që vijnë në Shtetet e Bashkuara nga Azia. Ai thotë se aeroporti po përgatitet në rast se një pasagjer është prekur nga gripi i shpendëve dhe zyrtarët vendosin karantinën në avion.

"Kjo nënkupton që aeroportit do t’i duhet të ofrojë një mjedis për funksionimin e specialistëve të Qendrës së për Kontrollin e Sëmundjeve dhe roja e kufirit mund të vendosë në karantinë deri në 400 veta brenda 48 orësh."

Me përhapjen e gripit të shpendëve, zyrtarët botërorë të shëndetësisë do të mblidhen në Kanada për bisedime mbi parandalimin e një epidemie botërore.

XS
SM
MD
LG