Lidhje

Një varr i ri masiv është gjetur në Bosnje-Hercegovinë


Në pjesën verilindore të Bosnje-Hercegovinës është gjetur një varr i ri masiv dhe mendohet se në të gjenden trupat e disa dhjetra viktimave të masakrës së Srebrenicës.

Ekspertët e kriminologjisë thonë se disa skelete mund të jenë shkatërruar kur buldozerët hoqën një shtresë dheu nga mbulesa e varrit në fshatin Snagovo.

Ekspertët kanë nxjerrë mijëra trupa nga 300 varre masive të shpërndarë në gjithë teritorin e Bosnjes që nga përfundimi i konfliktit në mes të viteve 90-të.

Varri i tanishëm besohet se përmban trupat e një pjese të 8 mijë myslimanëve të ekzekutuar nga forcat sërbe pasi këto të fundit morrën nën kontroll Srebrenicën. Kjo masakër konsiderohet si krimi më i rëndë i luftës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG