Lidhje

Marrëveshje mbi një treg të vetëm energjitik në Evropën Juglindore


Ministrat e Bashkimit Evropian dhe të Energjetikës të 7 vendeve ballkanike kanë nënshkruar një marrëveshje për krijimin e një tregu të vetëm për gazin natyror dhe energjinë elektrike në Evropën juglindore. Në bazë të paktit të energjisë, të nënshkruar në Athinë, nënshkruesit duhet të miratojnë regullore të përshtatshme për një treg të vetëm.

Dokumenti u nënshkrua nga përfaqësuesit e Shqipërisë, Bullgarisë, Kroacisë, Maqedonisë, Bosnje-Hercegovinës, Rumanisë dhe Sërbisë e Malit të Zi. Turqia nuk e nënshkroi marrëveshjen duke thënë se kishte nevojë të sqarohej më tej me Bashkimin Evropian. Zyrtarët e BE-së thonë se presin që Turqia ta nënshkruajë marrëveshjen në një datë tjetër.

Kryeministri i Greqisë, Costas Caramanlis, vendi i të cilit ishte mikpritësi i takimit, e vlerësoi marrëveshjen e re për energjinë elektrike, duke thënë se ajo do t’i shërbejë përmirësimit të standardit të jetesës së popujve të rajonit.

XS
SM
MD
LG