Lidhje

Dana Rohrbaker: populli i Kosovës ka të drejtë të vendosë fatin e tij.


Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Dana Rohrbaker, i cili ishte në Kosovë pak kohë më pare, i tha Zërit të Amerikës se populli i Kosovës ka të drejtë të votojë dhe të vendosë fatin e tij.

Kjo nuk duhet të vendoset nga Kombet e Bashkuara, nga Shtetet e Bashkuara dhe nga askush tjetër.

E vetmja gjë së cilës duhet t'i përmbahet Kosova si vend, tha zoti Rohrbaker, është që ajo të respektojë të drejtat e pakicave të saj.

Pakicat kanë të drejtën të flasin, të ruajnë besimin e tyre fetar si ta dëshirojnë dhe të mos jetojnë me frikë.

Por ato nuk kanë të drejtën t'i diktojnë politikën shumicës së popullit. Është shumë e qartë, tha ligjvënësi Dana Rohrbaker, se populli i Kosovës kërkon të jetë i lirë dhe i pavarur dhe natyrisht nuk dëshiron të jetojë më nën Serbinë.

XS
SM
MD
LG