Lidhje

Bashkimi Evropian u bën thirrje Bullgarisë dhe Rumanisë të përshpejtojnë reformat


Komisioni Evropian i bëri thirrje Bullgarisë dhe Rumanisë të përshpejtojnë reformat në se duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian në vitin 2007.

Në raportin e përvitshëm mbi përparimin në këto vende, organi ekzekutiv i Bahskimit Evropian, përmend çrrënjosjen e korrupsionit, mbrojtjen e kufijve, forcimin e sistemit të drejtësisë e të administratës si dhe mbrojtjen e pakicave Roma, si çështje që paraqesin shqetësim për të dy vendet.

Në se Bullgaria dhe Rumania nuk i realizojnë reformat, anëtarësimi do të shtyhej deri në vitin 2008.

Në fillim të vitit këto dy vende nënshkruan marrëveshjet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian, ku përcaktohet 1 janari si afat i pranimit në organizatë, por me kusht që deri atëhere të jenë kryer një sërë reformash.

XS
SM
MD
LG