Lidhje

SHBA, Franca qarkullojnë një projekt-rezolutë për Sirinë në OKB


Shtetet e Bashkuara dhe Franca shprehën mbështetje për marrjen e masave që do ta detyronin Sirinë të arrestonte shtetasit e saj që dyshohen për vrasjen e ish kryeministrit libanez Rafik Hariri.

Zyrtarë të të dy vendeve po qarkullojnë një projekt-rezolutë në OKB që përfshin bllokimin e pasurive dhe ndalimin e udhëtimit të personave të dyshuar për vrasjen.

Projekt-rezoluta u bë e njohur pas takimit të Këshillit të Sigurimit gjatë të cilit u diskutua rreth raportit të hetimeve mbi vrasjen. Raporti implikon zyrtarë libanezë dhe sirianë në vrasje.

Kryetari i grupit hetimor të OKB-së Detlev Mehlis i kërkoi Sirisë të shtojë bashkëpunimin me procesin e hetimeve. Zyrtarët sirianë thonë se raporti i OKB-së është i pabazë dhe se është ndikuar nga kundërshtarët e Sirisë.

Në Uashington Presidenti Bush tha se Kombet e Bashkuara duhet ta mbajnë Sirinë përgjegjëse, për atë që ai e quajti, vazhdim të mbështetjes për terrorizmin si dhe për rolin që ky vend dyshohet se ka luajtur në vrasjen e zotit Hariri.

XS
SM
MD
LG